Mexhiti uron Kurtin për fitoren

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti e ka përgëzuar Albin Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.

Ai ka theksuar se është kënaqësi të shoh fitoren e re të Albin Kurtit. Më poshtë postimi i plotë i Mexhitit.

“Një sihariq i mirë vie nga Kosova. Edhe një fitore e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

I dashuri Albin, është kënaqësi e madhe të shoh fitoren tuaj të re, edhe më të madhe se në zgjedhjet e kaluara.

Zgjedhjet demokratike të zhvilluara sot, e rikonfirmojnë që Kosova tashmë ka krijuar një traditë të mirëfilltë demokratike, ku ka garë fer dhe të drejtë.

I dashur Albin,

Nga Shkupi i fitoreve, përgëzime për rezultatin tuaj”, ka shkruar Mexhiti!/Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit