Kumanovë, 28 dhjetor – Në tre vitet e fundit, mbi 140 mjekë dhe punonjës të tjerë shëndetësorë në Spitalin e Kumanovës janë pensionuar. Ndërkohë shumica e këtyre vendeve të mbetura bosh, nuk janë plotësuar. Në mungesë të anesteziologëve në këtë spital, kujdestaritë i mbulojnë anesteziologët nga Klinikat e Shkupit
“Kemi marrëveshje në bazë të ligjit që një numër i caktuar i anesteziologëve kujdestarojnë tek ne. Me këtë në një farë mënyrë i mbulojmë nevojat. Për momentin mund të them se deri diku situata është e qëndrueshme, por nuk është e zgjidhur në plan afatgjatë”, deklaroi Sasho Stoshevski, drejtor në Spitalin e Kumanovës.



