Qumësht për foshnja me bakterie në treg, institucionet tërheqin serinë e Aptamil 1

Shkup, 28 dhjetor – Një seri e një qumështi pluhur për fëmijë me bakter ka hyrë në tregun e vendit. Bëhet fjalë për bakterin Bacillus Cereus i cili gjendet gjerësisht në mjedis tokë, pluhur, ajër dhe mund të kontaminojë ushqimin. Ai është i njohur sepse mund të shkaktojë helmim ushqimor, veçanërisht kur ushqimi ruhet ose përgatitet në mënyrë jo të sigurt.

“Ditët e fundit në internet qarkullon një informacion se qumështi Aptamil pluhur për fëmijë ka një bakter dhe ky qumësht ka hyrë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në Kosovë dhe Shqipëri. Por në të vërtetë cila seri e qumështit e ka këtë bakter, çfarë masash kanë ndërmarrë institucionet dhe si po veprohet? “

Për të konfirmuar këtë informacion, TV21 kërkoi qëndrim nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari. Nga kjo agjenci bëjnë të ditur se më 18 dhjetor të këtij viti kanë pranuar një njoftim përmes Sistemit për Njoftim të Shpejtë për Ushqim të Pasigurt të Bashkimit Evropian, që ka të bëjë me produktin “Aptamil AR 1” (400 g), me afat përdorimi deri më 17.05.2026 dhe me lot 111444865. Bëhet fjalë për formulë fillestare për foshnja, te e cila është konstatuar prani e rritur e bakterit Bacillus cereus.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit