Moti sot do të jetë me vranësira dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu, ndërsa në male priten reshje bore. Në disa vende në pjesët lindore reshjet do të jenë më intensive (mbi 25 l/m² për 24 orë). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 2 deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 4 deri në 9 gradë Celsius, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 6 gradë.
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se nesër do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu, të cilat në disa vende në pjesët lindore do të jenë më intensive (mbi 25 l/m² për 24 orë). Në male reshjet do të jenë në formë bore dhe do të formohet shtresë dëbore deri në 15 cm. Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, reshjet e shiut do të shndërrohen në borë edhe në disa nga zonat më të larta. Nga e premtja pritet stabilizim i motit.





