Strugë, 23 dhjetor 2025 – Faton Pollozhani ka pranuar me përgjegjësi dhe mirënjohje emërimin e tij si Kryetar i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Strugë. Ai falënderoi kryetarin e partisë, Ali Ahmetin, për besimin e dhënë dhe përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar se ky besim nuk është vetëm personal, por edhe për forcimin e strukturave dhe potencialit të degës në Strugë.
Pollozhani tha se do të punojë me përkushtim së bashku me të rinjtë, strukturat partiake dhe aktivistët për të forcuar BDI-në në Strugë dhe për të synuar fitore të reja politike. Ai shtoi se BDI në Strugë do të jetë e hapur, e bashkuar dhe e orientuar drejt qytetarëve, zhvillimit, stabilitetit dhe avancimit të të drejtave dhe perspektivës së përbashkët.
Ai falënderoi gjithashtu miqtë, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit për inkurajimin e tyre, duke thënë se kjo mbështetje i jep forcë dhe motivim për të vazhduar punën për të ardhmen e Strugës dhe vlerave që i bashkojnë qytetarët.
Në fund, Pollozhani u shpreh se me respekt, përkushtim dhe besim në të ardhmen, do të punojë së bashku për qytetin dhe komunitetin.





