Një 67-vjeçar nga një fshat i rajonit të Tetovës ka denoncuar në SPB Tetovë se është mashtruar për shumën prej 3.000 eurove nga një grua nga Bullgaria, me të cilën kishte komunikuar përmes rrjeteve sociale.
Sipas kallëzimit, gruaja bullgare i kishte thënë se ishte e interesuar të blinte një banesë në Tetovë, ndërsa më pas e kishte njoftuar se në një vendkalim kufitar i ishin sekuestruar 10.000 euro. Ajo i kishte kërkuar ndihmë për lirimin e parave, duke e bindur se bëhej fjalë për një procedurë zyrtare.
Më pas, 67-vjeçari ka dërguar shumën prej 3.000 eurosh përmes transfereve të shpejta të parave, ndërsa kontakti me gruan është ndërprerë menjëherë pas kësaj. Vetëm atëherë ai ka kuptuar se kishte rënë pre e një mashtrimi dhe e ka raportuar rastin në polici.
Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.(INA)





