Shkup, 22 dhjetor – Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi njofton se paga minimale do të rritet sipas ligjit dhe formulës së dakorduar brenda Këshillit Ekonomik-Social (KES).
“Sot, në seancën e pestë të Këshillit Ekonomik-Social, diskutuam për çështje me rëndësi të veçantë për tregun e punës, standardin e jetesës dhe dialogun social.
Po përgatisim Planin Operativ për masat aktive të punësimit për vitin 2026, me buxhet prej 2,39 miliardë denarësh, me fokus të veçantë te të rinjtë, trajnimi i shkathtësive që kërkon tregu i punës dhe përfshirja e kategorive më të rrezikuara.





