3.8 C
Skopje
Monday, December 22, 2025

Ahmeti për mandatin: Jam më i ri se Trumpi dhe vazhdoj si kapiten i BDI-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në një brifing me gazetarë foli edhe për mandatin e tij dhe nëse ai do të ishte i fundit. Ai u shpreh se nuk mendon se “anija ka arritur ende në brigje”, duke theksuar se ende ka energji për të udhëhequr partinë, përcjell TS.

“Varet sa do t’i afrohet anija brigjeve. Unë jam 15 vjet më i ri se Trumpi dhe forcën e gjej te bashkëpunëtorët e rinj,” tha Ahmeti.

Me këtë deklaratë, Ahmeti la të kuptohet se nuk e sheh veten duke u tërhequr, por se do të vazhdojë të jetë kapiteni i “anijes” që quhet BDI.

Vlen të theksohet se në kongresin e fundit, Ali Ahmeti ka ndryshuar rreth 80 për qind të strukturave të partisë, çka dëshmon se BDI ka pësuar ndryshime të mëdha dhe ka hapur një faqe të re politike./TS/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit