3.8 C
Skopje
Monday, December 22, 2025

Mickoski: paga minimale po, por vetëm me marrëveshje – viti i ardhshëm betejë për standard më të mirë jetese

Në seancën e sotme të Këshillit Ekonomiko-Social ku prezent ishte edhe kryeministri Hristijan Mickoski u tha se qëllimi i Qeverisë është të krijojë një ekonomi më të fortë, e cila hap vende të reja pune dhe siguron një standard jetese dinjitoz për çdo qytetar.

“Qëllimi ynë është i qartë – një ekonomi më e fortë që krijon vlerë, hap vende të reja pune dhe siguron një standard jetese dinjitoz për çdo qytetar. Rritja ekonomike që po ndërtojmë duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e drejtë, ndërsa rezultatet e kësaj rritjeje duhet të ndihen te punëtorët, por edhe të sigurojnë stabilitet dhe konkurrueshmëri për kompanitë. Në këtë kontekst, çështja e pagës minimale është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e ndjeshme,” tha ai.

 

Kryeministri Mickoski potencoi se Qeveria nuk është kundër rritjes së pagës minimale, por rritja duhet të jetë rezultat i marrëveshjes së ndërsjellë mes punëtorëve dhe punëdhënësve.

“Dëshiroj të theksoj qartë: Qeveria nuk është kundër rritjes së pagës minimale. Angazhimi ynë është që pagat të rriten dhe puna të vlerësohet në mënyrë të duhur. Por, gjithashtu jemi bindur fort se një rritje e tillë duhet të jetë rezultat i marrëveshjes së ndërsjellë mes punëtorëve dhe punëdhënësve, i arritur përmes dialogut social dhe mbi bazën e mundësive reale ekonomike. Dhe kjo rritje duhet të jetë në përputhje me potencialet dhe kapacitetet e ekonomisë. Unë nuk jam për zgjidhje të imponuara. Viti i ardhshëm do të jetë vit i luftës për një standard më të mirë jetese,” nënvizoi Mickoski dhe shtoi:

“Rritja e qëndrueshme e pagave nuk arrihet me vendime administrative të miratuara brenda natës, por me një ekonomi të fortë dhe produktive. Prandaj, paralelisht me bisedimet për pagën minimale, duhet të punojmë në rritjen e produktivitetit, mbështetjen e bizneseve, investimet në teknologji, inovacione dhe kapital njerëzor. Vetëm kështu do të krijojmë kushte që pagat të rriten në mënyrë të vazhdueshme, pa rrezikuar vendet e punës apo konkurrueshmërinë e kompanive”, tha Mickoski

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit