1.8 C
Skopje
Sunday, December 21, 2025

Aksident tragjik në Itali, vdes 48-vjeçari shqiptar – la pas dy fëmijë

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një 48-vjeçari shqiptar në Itali.

Bëhet fjalë për Fatmir Muslian, emigrant prej vitesh, i cili u aksidentua në zonën e Altopascios.

Sipas informacioneve nga mediat italiane, 48-vjeçari ishte duke drejtuar një kamion kur, për shkaqe që mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet, u përplas me një tjetër mjet të rëndë në zonën e Calenzanos, përgjatë aksit të njohur si A1. Përplasja ishte fatale dhe Fatmiri nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Fatmiri la pas bashkëshorten e tij, Blerinën, si dhe dy fëmijët, Fabiano dhe Fabiola. Ai kishte jetuar në Itali për rreth dy dekada, kryesisht në Altopascio, ku njihej si një njeri i qetë, korrekt dhe i dashur me të gjithë, raporton JOQ.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit