Policia me duar plot punë: në dhjetë muajt e parë të vitit janë paraqitur 1.053 kallëzime kundërvajtëse kundër shtetasve të huaj që kanë qëndruar ilegalisht në shtet. Policia ka zbuluar më së shumti të huaj që e kanë tejkaluar qëndrimin e tyre – 363 raste dhe qëndrim të paligjshëm – 304, ndërsa ka evidentuar edhe 70 persona për qëndrim në kundërshtim me lejen, 81 persona që nuk kanë paraqitur ndryshimin e adresës, si dhe ka regjistruar 235 kundërvajtje të tjera.
Çdo i huaj që hyn në shtet për qëndrim afatshkurtër duhet të paraqitet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e nëse nuk paraqitet i nënshtrohet sanksioneve.
“Nëse një i huaj kapet duke tentuar hyrje ose dalje të paligjshme nga shteti, ndaj tij ngrihet procedurë kundërvajtëse.
Sipas Ligjit për kontroll kufitar, për këtë kundërvajtje shqiptohet gjobë dhe masë kthimi ose dëbimi nga shteti“, raporton gazetari Angell Dimovski .
“Për sigurimin e procedurës së largimit, i huaji mund të mbahet deri në 24 orë nën kushte të caktuara. Për të huajt që nuk mund të largohen nga shteti brenda 24 orëve për çfarëdo arsye, ata mbahen përkohësisht në Qendrën e pranimit për të huaj në Shkup“, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Të gjithë shtetasit e huaj informohen në hyrje në shtet për periudhën e lejuar të qëndrimit. Periudha për qëndrim afatshkurtër është 90 ditë brenda 180 ditëve që i paraprijnë çdo dite qëndrimi në shtet.





