1.8 C
Skopje
Sunday, December 21, 2025

Mickoski uron ditën e mësimit në gjuhën turke

Kryeministri Hristijan Mickoski sot dërgoi një urim me rastin e ditës së mësimit në gjuhën turke, duke theksuar se kjo ditë na kujton se arsimi në gjuhën amtare është një nevojë pedagogjike, por edhe një vlerë e thellë civilizuese dhe një përcaktim kushtetues.

“Përmes gjuhës transmetohen dituria, kujtesa kulturore dhe ndjenja e përkatësisë, ndërsa përmes shkollës këto vlera shndërrohen në pasuri të përbashkët të shtetit”, theksoi Mickoski.

Kryeministri thekson se mësimi në gjuhën turke është pjesë e trashëgimisë sonë historike dhe shoqërore dhe kontribuon në ndërtimin e një sistemi arsimor të bazuar në respekt, barazi dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

“Si Qeveri, e kuptojmë përgjegjësinë për të siguruar kushte në të cilat çdo fëmijë do të ketë qasje në arsim cilësor, pavarësisht nga gjuha amtare. Investimi në arsim dhe në mësimin në gjuhën amtare është investim në besim, në bashkësi dhe në të ardhmen e shtetit. Gëzuar ditën e mësimit në gjuhën turke”, publikoi kryeministri në Facebook.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit