Pas deklaratave të grupit këshilltar të LSDM-së për kërkesën e shpalljes së krizës ekologjike dhe shëndetësore në Shkup për shkak të ndotjes së ajrit, VMRO-DPMNE ka reaguar duke e quajtur hipokrite qasjen e LSDM-së.
Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM premtuan “Ajro Ajro” dhe ajër më të pastër në mitingje, por gjatë qeverisjes së tyre nuk ndërmorrën masa konkrete për përmirësimin e cilësisë së ajrit. “Ministri i tyre protestonte kundër ndotjes së ajrit në vend që të merrte masa, ndërsa 1,6 milionë euro u shpenzuan për lubrifikantë dhe jo për projekte mjedisore,” theksojnë nga VMRO-DPMNE.
Partia opozitare shton se gjatë 7 viteve qeverisje të LSDM-së mund të ishte ulur ndotja e ajrit të paktën për 10%, por prioritet i tyre ishte ndërtimi i ndërtesave në vend se kujdesi për mjedisin.
VMRO-DPMNE thekson se aktualisht qeveria dhe autoritetet lokale po ndërmarrin masa konkrete për përmirësimin e ajrit, si strategjia për ajër më të pastër 2024-2030, subvencione për klima inverter, pastrues ajri në kopshte, pyllëzim masiv, gazifikim, ndërtim të centraleve kogeneruese, dhe instalim të pastruesve në parket.
“Dallimi mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së shihet qartë jo vetëm në veprime, por edhe në rezultatet reale për qytetarët. Shëndeti i banorëve duhet të jetë prioritet, jo pasurimi i individëve në pushtet,” përfundon reagimi i VMRO-DPMNE-së.





