Komuna e Strugës ka shënuar ditën e arsimit në gjuhën turke me një ngjarje zyrtare, e cila është vlerësuar si simbol i rëndësishëm për komunitetin turk dhe gjithë qytetin. Struga është prezantuar si një shembull i harmonisë ndërkulturore, ku diversiteti shikohet si një vlerë që forcon bashkëjetesën e banorëve.
Në urimin e tij, kryetari i komunës nënvizioni rëndësinë e arsimit në gjuhën turke si pjesë të identitetit kulturor dhe thuri mesazhe për respekt, dijeni dhe tolerancë mes të gjitha komuniteteve të qytetit.





