-0.2 C
Skopje
Saturday, December 20, 2025

Mbërrin në Këshillin e Qytetit të Shkupit projekti për praktikën e nxënësve dhe studentëve

Shkup, 20 dhjetor – Një projekt që synon të nxjerrë nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët nga mësimi i zakonshëm drejt punës praktike në terren tashmë ka mbërritur në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Bëhet fjalë për një nismë të dorëzuar nga këshilltari Naim Bajrami që kërkon zyrtarizimin e vullnetarizmit rinor, si një urë lidhëse mes edukimit dhe institucioneve lokale. Megjithëse hapi i parë u hodh, fati i këtij propozimi tashmë mbetet në duart e këshilltarëve, nga të cilët kërkohet mbështetje për ta kthyer atë në një realitet për të rinjtë e kryeqytetit.

“Në aspektin shoqëror rrit ndjenjën e përgjegjësisë e të rinjve ndaj institucioneve të sistemit, u jep hapësirë që ata të jenë aktiv dhe të mos pasivizohen si të rinjtë dhe përveç nga teoria që ata mësojnë në shkollat e mesme dhe në fakultetet përkatëse ata të kenë një mundësi të mirë që të marrin një praktikë konkretisht të lëmive që ata studiojnë. Pse një student që ka prirje të biologjisë të mos mund të praktikoj në Kopshtin Zoologjik, dikush që ka prirje nga kultura të mos mund të praktikoj në institucionet kulturore në kuadër të qytetit, dikush që ka prirje nga arkitektura të mos mund të marrë pjesë në zhvillimin dhe hartimin konkret dhe direkt të Planit gjeneral urbanistik që e udhëheq qyteti e kështu me radhë”, deklaroi Naim Bajrami, Këshilltar në Qytetin e Shkupit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit