0.8 C
Skopje
Saturday, December 20, 2025

Shporta minimale sindikale për dhjetor arrin në 65.492 denarë

Shporta minimale sindikale për muajin dhjetor arrin në 65.492 denarë, njoftojnë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Kjo paraqet një rritje prej 319 denarësh krahasuar me muajin nëntor, kur shuma ishte 65.173 denarë.

Sipas llogaritjeve të sindikatave, nëse në shportën minimale përfshihet edhe qiraja për një banesë prej 60 metrash katrorë, shuma mujore e nevojshme për një familje arrin në 80.867 denarë.

Shporta minimale sindikale përfshin shpenzimet bazë mujore për:

  • ushqim dhe pije,

  • veshmbathje dhe këpucë,

  • shpenzime komunale,

  • transport,

  • arsim,

  • komunikim,

  • shëndetësi dhe nevoja të tjera elementare.

Nga sindikatat theksojnë se kjo shportë paraqet minimumin e domosdoshëm për një jetë dinjitoze, duke reflektuar realisht koston e jetesës dhe shërben si tregues i rëndësishëm në debatet për pagën minimale dhe standardin jetësor të qytetarëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit