-1.2 C
Skopje
Friday, December 19, 2025

Gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike lirohen nga puna

Pas Kërçovës dhe Strumicës, nga dita e sotme masat emergjente kundër ndotjes së ajrit hyjnë në fuqi edhe në Shkup. Instrumentet matëse kanë treguar se kufiri i sipërm i ndotjes është tejkaluar në disa komuna të Shkupit, por edhe në qytete të tjera në Maqedoni, ndërsa mjegulla e përkeqëson edhe më shumë situatën.

Ministria e Mjedisit Jetësor ka aktivizuar protokollet për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, me fokus të veçantë te kategoritë e ndjeshme.

Lirim nga puna dhe rekomandime mjekësore

Masa kryesore e Qeverisë është e drejtuar ndaj punëdhënësve. Ata janë të detyruar t’i lirojnë nga obligimet e punës:

  • Gratë shtatzëna;

  • Personat mbi 60 vjeç;

  • Personat me astmë kronike dhe ata që kanë kaluar infarkt të miokardit ose goditje në tru (pavarësisht moshës).

Mjekët pulmonologë u kanë bërë apel të gjithë qytetarëve që, nëse nuk kanë nevojë urgjente, të mos dalin jashtë.

“Bëhet fjalë konkretisht për periudhat herët në mëngjes ose vonë në mbrëmje, kur përqendrimet janë më të larta. Por, nëse duhet të dalin, le të përdorin transportin publik”, këshillojnë mjekët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit