17.12.2025, Tiranë — Në hapësirat e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, institucionet që përfaqësojnë biznesin shqiptar nga pesë shtete të rajonit, firmosën për herë të parë Memorandum Bashkëpunimi për Zhvillim Ekonomik mbarë shqiptar.
Me këtë rast, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore riafirmoi angazhimin e saj për thellimin e bashkëpunimit institucional. Marrëveshja u nënshkrua edhe nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Unioni Vizioni Pmb, si dhe Forumi i Ulqinit nga Mali i Zi.
Për më tepër, lexoni lajmin në komentin e parë!





