Platforma zyrtare turistike e Turqisë – GoTurkiye, vazhdon të përdorë formatin e krijimit dhe transmetimit të mini-serive të shkurtra si një mënyrë për të treguar histori moderne të vendosura në qytetet e njohura turke. Përmes këtyre projekteve lidhen peizazhet lokale, trashëgimia kulturore dhe jeta urbane e përditshme e këtyre destinacioneve turistike, me tregime të kuptueshme për një audiencë globale, duke rritur kështu dukshmërinë e tyre për vizitorët e mundshëm.
Në kanalin e YouTube të GoTurkiye tashmë janë të disponueshme dy projekte të reja të tilla. Njëri prej tyre është mini-seria “Dashnori i Fshehtë”, një komedi romantike me 10 episode, veprimi i së cilës zhvillohet në Antali. Përmes një udhëtimi një-ditor përmes gjireve, qyteteve antike, kanioneve dhe gastronomisë lokale, kjo histori paraqet në mënyrë të natyrshme shtresat e ndryshme të Antalisë, si dhe tërheqjen e këtij qyteti mesdhetar gjatë gjithë vitit.
Platforma prezantoi edhe projektin mini-serik “Historia nga Stambolli”, gjithashtu i përbërë nga 10 episode. Qendra historike dhe kulturore e Turqisë, Stambolli, në këtë histori nuk shihet vetëm si sfond, por si një pjesë aktive e tregimit, duke treguar në mënyrë inspiruese se si historia dhe jeta bashkëkohore ndërthuren në vende si Beyoğlu, Nişantaşı, Galata Kule dhe bregu i Bosforit.
Të zhvilluara nga Agjencia Turke për Promovimin dhe Zhvillimin e Turizmit (TGA), këto seri janë pjesë e strategjisë më të gjerë digjitale të GoTurkiye për promovimin e destinacioneve të vendit përmes tregimit të historive romantike. Projektet e mëparshme “Antalia Gambit” dhe “Stambolli, dashuria ime”, tashmë kanë arritur shikueshmëri të konsiderueshme ndërkombëtare, gjë që reflektohet edhe në rritjen e kanalit të YouTube të kësaj platforme, i cili tashmë numëron mbi 5.3 milion abonentë.
Me dy mini-seritë e fundit, “Dashnori i Fshehtë” dhe “Historitë nga Stambolli”, GoTurkiye vazhdon të prezantojë qytetet turke përmes tregimeve emocionale njerëzore, por me një dukshmëri të qartë të bukurive natyrore, kulturës dhe monumenteve historike të këtyre vendeve, nga plazhet turke dhe lokacionet antike të Antalisë, deri te gjurmët e së kaluarës dhe fryma kosmopolite dhe jeta bashkëkohore e Stambollit.





