Saraj, 15 dhjetor – Kryetari i Alternativës, Bekim Sali, pjesë e koalicionit VLEN, ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar për 29-vjetorin e themelimit të Komunës së Sarajit, me ftesë të kryetarit të komunës, Muhamed Elmazi. Gjatë ngjarjes u prezantua Programi Zhvillimor Saraj 2025–2029, i cili fokusohet në zhvillimin ekonomik, infrastrukturor dhe social të komunës.
“Me ftesë të kryetarit Muhamed Elmazi, mora pjesë në këtë event ku u prezantua Programi Zhvillimor Saraj 2025–2029 dhe u shënua edhe 29-vjetori i komunës. Saraji ka potencial të jashtëzakonshëm zhvillimor, dhe ne si Alternativë dhe pjesë e koalicionit VLEN do ta përkrahim çdo projekt që ua lehtëson jetën banorëve dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik, infrastrukturor dhe social të komunës”, shkroi Sali.
Ai theksoi se zhvillimi lokal duhet të jetë prioritet dhe se Saraji meriton vëmendjen dhe mbështetjen e duhur për projekte që përmirësojnë jetën e banorëve dhe promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.





