-0.2 C
Skopje
Tuesday, December 16, 2025

Mickoski: Nuk ka asnjë lidhje se do të vijnë migrantë, kjo është një temë e shpikur nga LSD për të fshehur problemet e brendshme

“Jo, nuk ka asnjë të vërtetë”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në intervistën “Tema e Ditës” në TV Sitel, lidhur me shkrimet mediatike të mediave britanike për kampet e migrantëve në vend.

Kryeministri Mickoski theksoi se jo vetëm që nuk ka të vërtetë, por nuk mund ta kuptojë sjelljen e papërgjegjshme të LSD-së, të cilët përhapin panik dhe frikë te qytetarët.

“Dhe jo vetëm që nuk ka të vërtetë, por me të vërtetë nuk mund t’i kuptoj këto gjimnastika politike që i bën opozita tek ne nga aspekti i përhapjes së frikës dhe panikut te qytetarët. Kjo është sjellje e papërgjegjshme”, vlerësoi ai.

Mickoski theksoi se qeveritë e LSD-së kanë qenë pro-migrante, pasi që në vitin 2017, në mbledhje të Qeverisë, kanë miratuar dhe kanë sjellë Strategjinë Nacionale dhe përmes Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, kanë dërguar shkresa te komunat duke kërkuar vende dhe lokacione të përshtatshme ku do të mund të ndërtoheshin kampe potenciale.

“Nga ana tjetër i kuptoj, sepse kjo është një temë për të cilën ata mendojnë se do të mobilizohen nga brenda, megjithëse nëse kthehemi pas në të kaluarën do të vërejmë se praktikisht politika që ata kanë udhëhequr dhe Qeveritë e tyre, është pikërisht pro-migrante, gjegjësisht njerëz që kanë udhëhequr politikë për integrimin e migrantëve. Dhe këtë e thotë qartë Strategjia Nacionale e vitit 2017, e miratuar dhe e sjellë në seancë qeveritare nga ana e Ministrisë së atëhershme të Politikës Sociale dhe Punës dhe në bazë të asaj strategjie ata dërgojnë shkresa nëpër komuna për të kërkuar vende dhe lokacione adekuate ku do të ndërtoheshin kampe potenciale, gjegjësisht vendbanime për persona që janë shtetas të huaj dhe që do të integroheshin, lexo migrantë,” thotë Mickoski dhe shtoi:

“Përafërsisht kjo është, shkurtimisht, e gjithë filozofia. Por në rregull. Siç thashë, nuk mund ta kuptoj sjelljen e tyre të papërgjegjshme, sepse përhapin frikë dhe panik te një grup i caktuar qytetarësh. Nga ana tjetër i kuptoj për shkak të problemeve të brendshme që kanë brenda strukturës së tyre. Por gjithashtu nuk mund ta kuptoj PR strategjinë e tyre, sepse kjo do t’ju bjerë aq fort në kokë, sepse do të vijë marsi, prilli, do të vijë qershori 2026, 2027 dhe nuk do të ketë migrantë. Dhe atëherë çfarë bëjmë? Në zgjedhje, përsëri, në vitin 2028, do të duhet të dalin para qytetarëve me një koncept të qartë, çfarë kemi thënë, çfarë kemi bërë, etj.”

Kryeministri Mickoski dërgoi mesazh tek qytetarët se nuk ka asnjë marrëveshje për pranimin e migrantëve, e as që do të ketë një gjë të tillë sa të jetë ai Kryetar i Qeverisë, siç tha ai.

“Dua të dërgoj një mesazh tek qytetarët, se një lloj i tillë i pranimit, i migrantëve, legalë, ilegalë, sepse po shoh tani kërkojnë semantikë në fjalë, që janë ndonjë lloj pjesë e një marrëveshjeje qoftë me Mbretërinë e Bashkuar, apo cilado qoftë marrëveshje tjetër, nuk ekziston, as që do të ekzistojë sa të jem unë Kryetar i Qeverisë,” theksoi Mickoski.

Në lidhje me Rezolutën e dorëzuar në Parlament nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, Mickoski theksoi se e gjithë kjo që ka thënë deri tani është përmbajtur në atë Rezolutë dhe i ftoi deputetët e LSD-së ta mbështesin Rezolutën.

“Ne sot në Parlament dorëzuam një Rezolutë me të cilën qartë themi se e gjithë kjo që po e flas tani në hyrje është përmbajtur në Rezolutë dhe normalisht me dënim për sjelljen e papërgjegjshme të opozitës, prandaj ja le ta mbështesin”, ishte decid Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit