Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka njoftuar se aktorja Fatlume Bunjaku është përzgjedhur si një nga 10 aktorët më premtues të Evropës për vitin 2026, në kuadër të programit prestigjioz “European Shooting Stars”. Ajo është nominuar me rolin e saj në filmin “HANA”, me regji të Ujkan Hysajt.
Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, “European Shooting Stars” konsiderohet një nga programet më të rëndësishme të organizatës European Film Promotion (EFP), që synon promovimin e talenteve të reja evropiane në arenën ndërkombëtare të filmit.
Juria për edicionin Shooting Stars 2026 përbëhej nga personalitete të njohura të industrisë së filmit, përfshirë aktoren daneze Danica Ćurčić, regjisorin boshnjak Danis Tanović, kritiken e filmit Leila Latif, casting directorin Jo Monteiro dhe producentin belg Jacques-Henri Bronckart.
Gjatë Berlinale 2026, aktorët e përzgjedhur do të marrin pjesë në një program katërditor që përfshin sesione rrjetëzimi, takime me përfaqësues të industrisë, aktivitete për media, ceremoninë e ndarjes së Çmimit European Shooting Stars, si dhe prezantimin zyrtar të grupit në tapetin e





