Investimet në digjitalizim, dekarbonizim dhe forcimin e portofolit prodhues të bazuar në zgjidhje të gjelbra, mbeten një përcaktim strategjik i TITAN Usje për vitin 2026. Çimentot e reja ekologjike të gjelbra, me përmbajtje të reduktuar të klinkerit, ndjekin trendet më të fundit botërore në industri dhe kontribuojnë ndjeshëm në dekarbonizim më të madh, që është një nga prioritetet kyçe të kompanisë. Si rezultat i konkurrueshmërisë së çimentove ekologjike të gjelbra dhe rritjes së pritur të vëllimit të projekteve infrastrukturore, në vitin 2026 kompania pret rritje të shitjeve mbi 4%. Edhe pse pjesa më e madhe e produkteve plasohen në tregun vendor, pritet edhe forcim i aktiviteteve eksportuese në tregjet e rajonit. TITAN Usje vazhdon gjithashtu zhvillimin e produkteve dhe proceseve të reja të bazuara në ekonominë qarkore.
“Si anëtare e Grupit TITAN, kompania jonë tashmë ka implementuar teknologji të reja digjitale, të cilat jo vetëm që na mundësuan zhvillimin e çimentove të reja ekologjike të gjelbra, por kontribuan edhe në zhvillimin e ekonomisë qarkore në vend. Kjo na bën konkurrues jo vetëm në tregun vendor, por edhe në atë global, gjë që është me rëndësi të jashtëzakonshme në kohë të ndryshimeve të mëdha të tregut. Koncepti linear i ekonomisë po braktiset gjithnjë e më shumë, ndërsa lufta për burime po intensifikohet. Zhvillimi i një modeli biznesi të bazuar në ekonominë qarkore është kyç për forcimin e efikasitetit dhe konkurrueshmërisë. Ne vazhdojmë të investojmë në digjitalizim, implementimin e zgjidhjeve inovative dhe dekarbonizim, dhe jemi të gatshëm të ndajmë përvojën tonë në drejtim të zhvillimit më të madh ekonomik dhe shoqëror. Ndryshimet nuk janë të lehta dhe, që të kenë efekt më të gjerë në komunitet, nevojitet veprim i përbashkët”, theksoi Konstantinos Nikolaou, drejtor ekzekutiv i TITAN Usje.
Çimentot e reja me cilësi të lartë dhe më ekologjike kanë marrë verifikim prestigjioz me Deklaratë për Produkt Ekologjik (Environmental Product Declaration – EPD). Dokumentet EPD ofrojnë informacione të qarta dhe të bazuara shkencërisht mbi ndikimin e produkteve në mjedis, ndërsa TITAN Usje është kompania e parë në vend, produktet e së cilës mbajnë këtë certifikatë. Kompania gjithashtu kontribuon në uljen e gjurmës së saj të karbonit përmes përdorimit të karburanteve alternative, të cilat zëvendësojnë 5% të karburanteve fosile në proces, si dhe përmes përdorimit të energjisë nga burime të rinovueshme, të prodhuar nga centrali i saj diellor.
Si rezultat i të gjitha këtyre aktiviteteve, TITAN Usje është e përgatitur për rregulloren e re të Bashkimit Evropian për uljen e gjurmës së karbonit dhe përshpejtimin e zbatimit të parimeve të ekonomisë qarkore – mekanizmin për rregullimin e karbonit në kufi (CBAM). Edhe pse pjesa më e madhe e prodhimit të kompanisë plasohen në tregun vendor, është me rëndësi të veçantë që sa më shpejt të përcaktohet dhe të implementohet rregullativa vendore, për të mbrojtur, ndër të tjera, kompanitë vendore nga konkurrenca jolojale që vjen nga vende që nuk janë anëtare të BE-së dhe që plasojnë produktet e tyre në tregun vendor pa iu nënshtruar këtij mekanizmi.
TITAN Usje prej një periudhe të gjatë investon në zbatimin e praktikave të mira dhe modernizimin e vazhdueshëm të prodhimit, të cilat kontribuojnë në uljen e gjurmës së karbonit. Si pjesë e Grupit TITAN, kompania përdor teknologjitë më moderne të prodhimit, në zbatimin e të cilave ka investuar rreth 6 milionë euro gjatë 5 viteve të fundit, ndërsa do të investohen edhe 3 milionë euro shtesë deri në vitin 2028.
Kompania ka marrë gjithashtu konfirmimin më të lartë për sistem të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve – Zero Waste to Landfill Platinum Certificate (Zero mbetje në deponi – certifikatë platin) dhe është kompania e parë në vend me këtë njohje “Platinum”. Ky sistem bazohet në mekanizma për menaxhimin e mbetjeve, përkatësisht riciklim, kompostim, tretje anaerobe, ripërdorim dhe përpunim termik.
TITAN USJE këtë vit shënon 70-vjetorin e saj, duke përkujtuar shtatë dekada që nga fillimet e saj në vitin 1955.





