-0.2 C
Skopje
Monday, December 15, 2025

Java e Kryetarit nis në terren: Inspektohen punimet madhore në rrjetin e ujësjellësit të Strugës

 

Java  e Kryetarit të Komunës së Strugës ka nisur drejtpërdrejt në terren, me inspektimin e punimeve në kuadër të Projektit “Përmirësimi i infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut”, konkretisht nënprojektit për rindërtimin dhe zëvendësimin e rrjetit të ujësjellësit prej çimento-azbesti në qytetin e Strugës.

Aktualisht, një segment i rrjetit është përfunduar me sukses, ndërsa punimet janë hapur edhe në tre segmente të tjera. Po zhvillohet komunikim i vazhdueshëm me kompaninë realizuese, ndërkohë që janë përgatitur edhe studime të trafikut për fazat e reja të punimeve, me qëllim minimizimin e pengesave për qytetarët.

Njëkohësisht, kanë nisur punimet në drejtim të varrezave nga tregu i qytetit, ndërsa Kryetari ka mbajtur edhe një takim koordinues me ekipin komunal për të siguruar mbarëvajtjen dhe dinamizmin e projektit.

🎯 Ky projekt synon modernizimin e infrastrukturës ujore dhe përmirësimin afatgjatë të furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e Strugës, duke rritur sigurinë, cilësinë dhe qëndrueshmërinë e rrjetit ekzistues.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit