-0.2 C
Skopje
Monday, December 15, 2025

Ndahen çmimet “Katarina Josipi”- këta janë fituesit

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit e Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e dhënies së çmimeve për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2025.

Astrit Kabashi mori çmimin e parë për dramën “Lufta” dhe çmimin e dytë për dramën “Pse ke frikë”. Çmimin e tretë e mori Florent Kurtalani për dramën “Kurora”.

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, uroi të dy fituesit e dramës origjinale shqipe “Katarina Josipi”. Ai tha se ministria vazhdon ta organizojë traditën e vlerësimit të dramave shqipe.

Kurse fituesi i dy çmimeve, Astrit Kabashi, theksoi se ky konkurs është një motiv shtesë edhe për dramaturgët dhe për gjeneratat e reja. Ndërkaq Florent Kurtalani tha se cikli i një drame ose i një teksti të shkruar përmbyllet kur del para audiencës.

Konkursi “Katarina Josipi” ka për qëllim vlerësimin dhe promovimin e krijimtarisë dramatike në gjuhën shqipe, duke mbështetur autorët vendorë dhe zhvillimin e dramaturgjisë bashkëkohore.

Çmimi “Katarina Josipi”, i emëruar në nderim të një prej figurave më të shquara të teatrit shqiptar, përfaqëson një nga vlerësimet më të rëndësishme në fushën e artit dramatik në Kosovë./rtk

ObserverKult

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit