Sot në Tetovë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) – Dega Tetovë, ku delegatët, me votë unanime, zgjodhën Visar Palloshin kryetar të degës.
Në kuadër të punimeve të Kuvendit u zgjodh edhe Kryesia e Degës së PDSH-së Tetovë, e përbërë nga 19 anëtarë, si dhe strukturat drejtuese të degës.
Për sekretar të Degës së PDSH-së Tetovë u zgjodh Zija Farizi, ndërsa për nënkryetarë u zgjodhën: Fatmir Tresi, Fatime Isai, Ejup Shabani, Agron Mustafi.
Nga PDSH theksojnë se zgjedhjet u zhvilluan në frymë demokratike dhe uniteti, duke vlerësuar se strukturat e reja do të kontribuojnë në forcimin e organizimit partiak dhe në angazhimin politik në Tetovë në periudhën e ardhshme.





