9.8 C
Skopje
Friday, December 12, 2025

Mickoski: Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, punësimi është rritur për 7.000 qytetarë në tremujorin e tretë, krahasuar me vitin e kaluar

“Tremujori i tretë i këtij viti, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, ka shtatë mijë e më shumë të punësuar, ndërsa numri i të papunëve është zvogëluar për shtatë mijë. Përkatësisht, nëse në tremujorin e tretë të vitit të kaluar ka pasur rreth 698 mijë të punësuar, tani ka 705 mijë. Vitin e kaluar, në tremujorin e tretë, ka pasur 98.000 të papunë, ndërsa tani ka 91.000, që do të thotë se numri i të punësuarve dhe i të papunëve proporcionalisht rritet gjegjësisht zvogëlohet”, u përgjigj në një pyetje gazetareske Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu referuar të dhënave më të reja nga Enti Shtetëror për Statistikë në lidhje me lëvizjen e papunësisë.

Kryeministri Mickoski iu referua edhe trendit që një numër i madh i qytetarëve të shpërngulur maqedonas vendosin të kthehen në vend dhe të nisin biznesin e tyre këtu.

“Është inkurajues trendi që një numër i madh i qytetarëve maqedonas, të cilët vendosën të largohen në dhjetë vitet e fundit për shkak të situatës që ishte në vend, po kthehen ngadalë. Një pjesë e madhe e njerëzve që asokohe u larguan, tashmë po realizojnë kontakte me mua ose me institucione të ndryshme të Qeverisë dhe vendosin të kthehen dhe të vazhdojnë sërish jetën e tyre këtu, gjë që gjithashtu është një trend inkurajues.

Kjo do të thotë se do të rritet numri i të punësuarve, do të rritet numri i njerëzve që do të nisin biznesin e tyre ose do të gjejnë mënyra të punojnë këtu, në vend, në vend se diku jashtë, sepse edhe atje, siç e shihni, gjendja është e vështirë dhe e ngarkuar me shumë probleme. Kështu që ky është një trend që inkurajon dhe unë jam i bindur se ky trend do të vazhdojë. Prandaj ky parametër është i mirë dhe inkurajues”, deklaroi kryeministri.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit