9.8 C
Skopje
Friday, December 12, 2025

Mickoski jep dritën jeshile: Nis ndërtimi i sallës së re sportive në Koleshinë – investim që sjell gjysmë miliard euro projekte nëpër komuna

Në Koleshinë të Komunës së Novo Sellës ka nisur zyrtarisht ndërtimi i sallës së re sportive shkollore, projekt i cili, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, do të përmirësojë dukshëm cilësinë e jetës së banorëve lokalë dhe të nxënësve të kësaj zone.

Gjatë fjalimit të tij, Mickoski theksoi se ky është vetëm një ndër më shumë se një mijë projekte që po realizohen aktualisht në komunat e vendit, të cilat janë në faza të ndryshme zhvillimi. Ai bëri të ditur se në një vit e gjysmë të fundit, komunat kanë marrë mbështetje të paparë deri më tani – gati 500 milionë euro, prej të cilave 350 milionë euro vetëm nga thirrjet e para dhe të dyta të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.

“Këto investime përbëjnë një shumë rekord në historinë e Maqedonisë moderne,” deklaroi Mickoski, duke shtuar se mbështetja vazhdon edhe përmes projekteve të tjera të ministrive, jashtë programeve të rregullta.

Kryeministri falënderoi kryetarin e komunës, këshilltarët dhe deputetët e rajonit për bashkëpunimin konstruktiv, duke theksuar se puna ekipore po sjell rezultate të prekshme për qytetarët.

Ndërtimi i sallës së re sportive pritet të krijojë kushte moderne për aktivitetet fizike të nxënësve dhe komunitetit, duke u shndërruar në një qendër të rëndësishme sportive dhe sociale për Koleshinën.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit