0.8 C
Skopje
Thursday, December 11, 2025

Duda Balje kundër kandidaturës së Ena Kada Krasniqit për vendin e rezervuar të komunitetit boshnjak

Ish-deputetja e komunitetit boshnjak në Kosovë, Duda Balje, ka reaguar publikisht lidhur me kandidaturën e Ena Kada Krasniqit për vendin e rezervuar të komunitetit boshnjak, duke ngritur një sërë pretendimesh se kandidatja nuk i plotëson kriteret identitare për këtë pozitë.

Në reagimin e saj në Facebook, Balje thotë se, sipas të dhënave të mbledhura dhe informatave nga komuniteti lokal, është “plotësisht e qartë” se Kada Krasniqi nuk ka pasur kurrë një identitet të shprehur apo të vazhdueshëm si pjesë e komunitetit boshnjak, raporton Klankosova.tv.

Ajo thekson se gjatë gjithë jetës, arsimimit dhe karrierës profesionale, Kada Krasniqi nuk është deklaruar apo prezantuar publikisht si boshnjake dhe nuk ka përdorur ndonjëherë identitet të tillë në jetën personale ose publike.

Balje përmend edhe dokumentet e zgjedhjeve lokale të vitit 2009, ku thotë se Ena Kada Krasniqi figuron në listën e AAK-së në Komunën e Istogut e regjistruar si shqiptare, duke e cilësuar këtë si dëshmi të identitetit të saj politik brenda komunitetit shumicë

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit