Të paktën 19 persona humbën jetën dhe 16 të tjerë u plagosën kur dy ndërtesa banimi u shembën në veri të Marokut në orët e para të së mërkurës, transmeton Anadolu.
Duke cituar autoritetet lokale, agjencia zyrtare e lajmeve MAP raportoi se dy ndërtesa katërkatëshe ngjitur, që strehonin tetë familje, u shembën në lagjen Al-Massira të qytetit Fes.
Nuk u dhanë detaje mbi shkakun e incidentit.
Të plagosurit u dërguan në spital. Shtëpitë aty pranë u evakuuan ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhduan në vendngjarje, sipas agjencisë së lajmeve.






