Shkup, 8 dhjetor – Avokati i njohur tetovar, Vullnet Zenki, ka lëshuar një paralajmërim të rëndësishëm për të gjithë pronarët e veturave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke apeluar që të kenë kujdes gjatë shitjes apo transferimit të veturave.
Sipas tij, çdo person që shet apo ia kalon veturën dikujt tjetër duhet patjetër të insistojë që transferi i pronësisë të kryhet menjëherë në MPB, në mënyrë që vetura të kalojë zyrtarisht në emër të blerësit.
Zenki thekson se për shkak të sistemit Safe City, i cili funksionon përmes radarëve të vendosur në shumë lokacione, të gjitha gjobat automatike (si tejkalim shpejtësie, parkim i gabuar, kamera rruge, etj.) dërgohen drejtpërdrejt në emrin e personit që figuron në dokumentet e veturës, pavarësisht se kush e drejton realisht atë.






