10.8 C
Skopje
Monday, December 8, 2025

Ritja e pagës minimale e domosdoshme, nevojë dhe jo luks!

Shkup, 8 dhjetor – Debati mbi rritjen e pagës minimale nuk është thjesht një çështje politike apo retorike është tregues i zhvillimit ekonomik, i drejtësisë sociale dhe i kapacitetit shtetëror për të krijuar kushte të qëndrueshme për qytetarët dhe bizneset. Deklarata e deputetit të LSDM-së, Fatmir Bytyqi, si dhe reagimi i VLEN lidhur me rritjen ekonomike, shpalosin dy dimensione të një realiteti që nuk mund të anashkalohet pagat dhe ekonomia janë të lidhura ngushtë dhe kërkojnë ndërhyrje të mençura, shkruan Zhurnal.mk

Ritja e pagës minimale e domosdoshme, nevojë dhe jo luks!

Shkup, 8 dhjetor – Debati mbi rritjen e pagës minimale nuk është thjesht një çështje politike apo retorike është tregues i zhvillimit ekonomik, i drejtësisë sociale dhe i kapacitetit shtetëror për të krijuar kushte të qëndrueshme për qytetarët dhe bizneset. Deklarata e deputetit të LSDM-së, Fatmir Bytyqi, si dhe reagimi i VLEN lidhur me rritjen ekonomike, shpalosin dy dimensione të një realiteti që nuk mund të anashkalohet pagat dhe ekonomia janë të lidhura ngushtë dhe kërkojnë ndërhyrje të mençura, shkruan Zhurnal.

Paga minimale si nevojë urgjente jo luks politik – 

Deputeti i LSDM-së, anëtarë në Komisionin për Financa dhe Buxhet në Kuvend, Fatmir Bytyqi, e ka ngritur qartë çështjen e rritjes së pagës minimale duke e paraqitur atë si nevojë të dyanshme edhe për punëtorët, edhe për bizneset. Në një treg pune ku migrimi është fenomen i përditshëm dhe ku mungesa e fuqisë punëtore është bërë barrë për zhvillimin e kompanive, paga minimale e ulët nuk është thjesht problem social është pengesë ekonomike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit