Shkup, 7 dhjetor – Edhe pse Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OECD) me qendër në Paris njoftoi ditë më parë se migrimi në vendet e pasura është ulur për 20%, të rinjtë nga vendi vazhdojnë ta kenë migrimin si opsion. Edhe atë çdo i treti i ri në Maqedoninë e Veriut migron apo mendon që të migrojë jashtë vendit. Këtë e konfirmon edhe hulumtimi i fundit UNT-së në bashkëpunim me universitete të tjera rajonale dhe ndërkombëtare, raporton Alsat.
“Të gjithë po përballemi me një sfidë të përbashkët, nuk do të thotë se ne në Ballkan kemi më shumë problem me migrimin dhe të tjerët jo. Sa i përket Ballkanit gati se çdo shtet po përballet me mënyrën e vet por të ngjashme njëri me tjetrit. Numri përqindja e personave që dëshirojnë të migrojnë dhe që migrojnë është shumë i lartë. Të rinjtë në RMV, rreth 57 përqind e të anketuarve i ishin përgjigjur pyetjes se janë të interesuar për të migruar”, tha Arta Xhelili, dekane e fakultetit të shkencave sociale UNT.









