Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në hapjen zyrtare të edicionit të 23-të të Forumit të Dohas, i cili u zhvillua nën patronazhin e Emirit të Katarit, Sheikut Tamim bin Hamad bin Thani, shkruan InfoShqip.
Gjatë ceremonisë, tërhoqi vëmendjen Emiri i Katarit, Sheikut Tamim bin Hamad bin Thani, i cili teksa përshëndeste mysafirët, u ndal në mënyrë të veçantë për t’i dhënë dorën dhe përshëndetur ngrohtësisht shefin e diplomacisë turke Hakan Fidan dhe kryeparlamentarin Gashi, gjest që u interpretua si shenjë respekti dhe afërsie në nivel diplomatik.
Në margjinat e forumit, Gashi zhvilloi edhe një takim të shkurtër me përfaqësues të lartë të Katarit, ku u theksua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit kulturor dhe institucional mes dy vendeve. /InfoShqip.com






