Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka njoftuar në Facebook se duke udhëtuar me vezurën e tij personale për në Kavadarcë, në kongresin e Partisë, ka pranuar SMS se ka vozitur me një 1 KM/h më tepër nga shpejtësia e lejuar.
Ai ka theksuar se ky është shembull se si duhet të funksionojë shteti.
Postimi i tij i plotë:
Sot në mëngjes, duke lëvizur me automjetin tim privat drejt Kavadarcit, ku sot mbahet kongresi partiak, mora një mesazh SMS për një shkelje të trafikut të konstatuar nga sistemi “Qytet i Sigurt”, sepse isha duke lëvizur 1 km/h mbi shpejtësinë e lejuar.
Kjo është ilustrimi më i mirë për mënyrën se si duhet të funksionojë shteti. Sistemi vlen dhe vepron njësoj për të gjithë dhe nëse regjistron shkelje – sanksioni pason, pa marrë parasysh kush është në automjet. Nuk ka përjashtime, nuk ka zgjedhje selektive, nuk ka të privilegjuar.
Drejtimi i automjetit është detyrë, jo privilegj. Kështu ndërtohet besimi, kështu ndërtohet siguria.
Qëllimi i “Qytet i Sigurt” nuk është ndëshkimi, por rendi, disiplina dhe shpëtimi i jetëve njerëzore. Me numrin alarmant të viktimave në rrugë që kemi, duhet të tregojmë shembull personal dhe përgjegjësi. Ky shtet do të jetë më i sigurt vetëm nëse ligjet vlejnë njësoj për të gjithë, duke na përfshirë edhe ne që jemi më të përgjegjshëm për zbatimin e tyre.






