11.8 C
Skopje
Saturday, December 6, 2025

Haradinaj nominohet kandidat për kryeministër, AAK nis fushatën me sloganin “Krah Teje”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është nominuar sot nga Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së kandidat për Kryeministër dhe bartës i listës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 28 dhjetorit. Në të njëjtën mbledhje, Këshilli ka miratuar edhe listën me 110 kandidatë për deputetë, të përzgjedhur sipas parimit të gjithpërfshirjes rajonale, profesionale dhe gjinore.

AAK ka bërë publik edhe sloganin e fushatës për këto zgjedhje, “Krah Teje”, si dhe ka miratuar programin zgjedhor të ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: qëndrueshmëria dhe trashëgimia, mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik, dhe siguria dhe integrimi euro-atlantik.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit