Shkup, 5 dhjetor – Rreth orës 14:00 sipas orës lokale, fermerët grekë mbyllën përsëri pikën kufitare Evzoni për hyrje dhe dalje nga Greqia në për në Maqedoninë e Veriut, ndërsa bllokada pritet të zgjasë deri në orën 22:00.
Mbi 300 traktorë janë parkuar në anën greke të kufirit, ndërsa pati bllokadë gjatë orëve të mëngjesit të djeshëm, si dhe nga ora 18:00 deri në orën 22:30, pas së cilës trafiku u normalizua dhe vazhdoi pa ndërprerje deri në orën 14:00.
Në të gjithë Greqinë, fermerët kanë ngritur gjithsej 14 blloqe me mbi 6,000 traktorë, dy prej të cilëve janë në pikat kufitare Evzoni (Bogorodica) dhe Niki (Mexhitlija).





