Në garën rajonale të projekteve “FIRSTEP”, e cila u zhvillua në shkollën “Jahja Kemal”, nxënësit e udhëhequr nga mentorja Altina Ismaili realizuan një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar dy vendet e para dhe dy vendet e dyta për rajonin jug-perëndimor të Maqedonisë.
Nën kujdesin dhe përgatitjen profesionale të Ismailit, pesë projekte të klasave të nënta u prezantuan me kreativitet dhe nivel të lartë shkencor, duke u dalluar mes dhjetëra pjesëmarrësve.
Fituesit e vendeve të para:
Jona Meta, Ejona Seferi, Elisa Coma
Erjon Ajro, Dielli Mustafai, Hadis Halil
Fituesit e vendeve të dyta:
Fatih Shabani, Esra Guzi, Teuta Shaqiri
Elif Isaku, Fiona Sallkoska, Nisa Domazeti
Ky sukses konfirmon edhe një herë punën e palodhur të mentores Ismaili dhe talentin e jashtëzakonshëm të nxënësve të saj. Urime për arritjen mbresëlënëse!
Burimi: Struga Ekspres






