Sipas dy anketave të fundit – një të realizuar nga IPSOS gjatë gjithë muajit në terren dhe një tjetër nga IPIS përmes telefonit në dy javët e fundit – rezulton se nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin këtë javë, VMRO-DPMNE do të dilte bindshëm forcë e parë politike, me 25 deri në 28 për qind të mbështetjes.
Të dhënat e tjera të sondazheve tregojnë këtë shpërndarje të mbështetjes:
VREDI: 7–8%
Levica: 6–8%
SDSM: 6–8%
DUI / NAI: 6–8%
ZNAM: 3–4%
Parti të tjera: 2–3%
Një pjesë e madhe e të anketuarve mbeten jashtë përzgjedhjes së qartë:
Të papërcaktuar: 7–8%
Refuzojnë të përgjigjen: 14–15%
Nuk do të votonin fare: rreth 20%
Sipas analizës së medias, kombinimi i të dy sondazheve tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, VMRO-DPMNE do të siguronte një fitore të qartë ndaj të gjitha partive të tjera.





