10.8 C
Skopje
Thursday, December 4, 2025

Mickoski: Ali Ahmeti bën hapa të gabuar, gjithmonë do të mbesë pa partner koalicioni

 

Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur nga gazetarët se si i komenton informacionet se kreu i BDI-së Ali Ahmeti do të organizojë marsh në mbrojtje të krerëve të UÇK-së në Shkup, tha se Ahmeti po bën hapa të gabuara me të cila po humb përgjithmonë partnerë për koalicion.

“Mendoj se vazhdon me hapa të gabuara. E bën me qëllim para kongresit për të mobilizuar struktura për kongres. Janë hapa që e izolojnë që të mos ketë partner koalicioni edhe në të ardhmen dhe e çon në dekomponim të plotë të partisë”, tha kryeministri dhe kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, gjatë brifingut të sotëm me mediat./ Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit