10.8 C
Skopje
Thursday, December 4, 2025

Perinski: Mbështetje e barabartë për të gjithë – komunat urbane kanë qasje të plotë në shërbimet e Qendrës së Resurseve

 

Në kuadër të karvanit “Atje ku zemra është në shtëpi”, ministri i vetëqeverisjes lokale, Zllatko Perinski, zhvilloi një takim pune me kryetarin e Komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski, si dhe me anëtarët e Këshillit të komunës. Bisedimet u fokusuan në prioritetet kryesore të komunës, aktivitetet infrastrukturore në zhvillim dhe mundësitë për mbështetje shtesë përmes Qendrës së Resurseve për zhvillimin e komunave, e cila ofron ekspertizë, udhëzime dhe asistencë teknike sipas nevojave të vetëqeverisjes lokale.

Komuna e Karposhit, përmes nënprogramit AA për investime infrastrukturore në komuna, në kuadër të dy thirrjeve publike siguroi mjete në vlerë të përgjithshme prej 694.970.635 denarësh, të dedikuara për financimin e 24 projekteve. Këto projekte përfshijnë ndërhyrje në infrastrukturën lokale, ndërtimin dhe rikonstruksionin e sallave sportive dhe çerdheve – investime që përmirësojnë drejtpërdrejt cilësinë e jetës së banorëve të komunës.

“Karposhi është shembull i një komune urbane moderne me një komunitet aktiv, iniciativa të forta lokale dhe qytetarë që marrin pjesë në krijimin e politikave lokale”, theksoi Perinski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit