12.8 C
Skopje
Thursday, December 4, 2025

Dorëhiqet drejtori i Postës së Tetovës, Muhamed Zilbeari

Tetovë, 4 dhjetor – Drejtori i deritanishëm i Postës së Tetovës, Muhamed Zilbeari, ka dhënë dorheqje dhe se prej sot nuk do të jetë në krye të këtij institucioni. Në një postim në rrjetet sociale, ai është shprehur për përpjekjet në dhënien e maksimumut për krijimin e kushteve më të mira për punëtorët dghe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në dobi të shfrytëzuesve të postës.

“Falënderoj të gjithë ata që më mundësuan të dëshmoj se si duhet udhëhequr një institucion pa ndikime anësore, qofshin ato politike apo të natyrave të tjera, pavarësisht bllokadës së plotë nga qendra dhe indiferencës së skajshme të politikës ndaj zhbllokimit të saj.Falënderoj punonjësit që, përveç punës së tyre profesionale, me angazhimin vullnetar kontribuuan që Posta e Tetovës të duket ndryshe e më mirë. Falënderoj ata punonjës që, pavarësisht problemeve me vonesat e pagave, kontribuuan sado pak në përmirësimin e kushteve të punës, përmes donacioneve të tyre. Një falënderim i veçantë shkon për donatorët e shumtë, të cilët, duke vërejtur se në Postën e Tetovës po punohej realisht, ndihmuan me materialet e nevojshme për punë. Duke u nisur nga fakti se askush nuk është i pagabueshëm, të gjithë atyre që padashur mund t’u kem shkaktuar ndonjë padrejtësi, ju kërkoj falje”, thuhet në dorëheqjen e drejtorit të Postës së Tetovës Muhamed Zilbeari. (koha.mk)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit