12.8 C
Skopje
Thursday, December 4, 2025

Në kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot pritet të vazhdojë seanca plenare e 72-të

Para deputetëve në këtë mbledhje janë: Propozim-vendimi për emërimin e drejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Qeverisë së Francës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, si dhe Propozim-vendimi për korrigjimin e Vendimit për zgjedhjen e shefit, anëtarëve dhe zëvendësve të Delegacionit të Kuvendit në dimensionin parlamentar të Iniciativës Qendrore Evropiane (PD CQI).

Në rendin e ditës së kësaj seance, me procedurë të shkurtuar, janë: Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për arsimin e mesëm dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin fillor.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit