Shkup, 3 dhjetor – Komuna e Aerodromit ka shqiptuar gjobë prej 1.000 eurosh për një person juridik dhe 300 euro për menaxherin e të njëjtës kompani, për shkelje të Ligjit për Pastërtinë Publike, përcjell TV21. Sipas njoftimit, kontrolli inspektues zbuloi se nga një kantier ndërtimi pranë Stacionit Policor Aerodrom në Novo Lisicë, në trafik ishin futur automjete me goma të zhytura, duke dëmtuar direkt pastërtinë e mjedisit dhe shkelur dispozitat ligjore.
Komuna Aerodrom thekson se shkelje të tilla janë të papranueshme dhe do të ndëshkohen rreptësishtë dhe pa përjashtim. Përveç kontrolleve të rregullta, në periudhën e ardhshme do të zhvillohen edhe inspektime të përforcuara në të gjithë kantieret aktive ndërtimore.





