6.8 C
Skopje
Tuesday, December 2, 2025

Shteti shton kontrollet për detyrimet e papaguara nga të ardhurat e qytetarëve nga jashtë

Shteti ka filluar me kontrolle më të rrepta dhe po i arkëton detyrimet të cilat vite me radhë nuk i kishte kryer. Bëhet fjalë për të ardhura të qytetarëve nga jashtë. Ekonomisti Bujamin Bela thotë se problem është i trashëguar. Institucionet me vite nuk i kanë kontrolluar pagesat, prandaj tani njerëzit po marrin fatura për paratë që nuk i kanë më, sepse i kanë shpenzuar. Sipas tij nuk është e arsyeshme që dikush që ka marrë para në vitin 2020 tani të tatohet për to.

Bela gjithashtu shton se tatami nuk është siaps dëshirës por detyrim ligjor.

Nga Qeveria thonë se në të kaluarën këto kontrolle nuk janë kryer paravarësisht se është detyrim ligjor.

“Sa i përket pyetjes pse në periudhën e kaluar nuk janë kryer kontrolle të tilla, mund të konstatojmë se dikush në të kaluarën, në Qeverinë e mëparshme, nuk i ka vënë prioritet punës së vet, e që është detyrimi që e ka DAP-i për mbledhjen me kohë dhe të plotë të tatimeve, në pajtim me Ligjin”, thonë nga Qeveria. 

Drejtoria e të Ardhurave Publike sqaron se të gjitha të ardhurat që qytetarët i marrin nga jashtë dhe që paraqesin të ardhura, i nënshtrohen tatimit. Kjo vlen për pagat, honorarët, punën freelance dhe shërbimet intelektuale, të ardhurat nga dhënia me qira përmes platformave si Airbnb dhe Booking, fitimet kapitale nga shitja e pasurisë, kriptovalutat apo letrat me vlerë, si edhe të ardhurat nga kapitali, dividentët, interesat dhe përfitime të tjera financiare. Tatim paguhet edhe për të drejtat autoriale dhe përfitimet nga lojërat e fatit. Nga DAP-i theksojnë se ka edhe të ardhura që nuk tatohen, e këto janë paratë e marra si dhuratë, mbështetja financiare familjare ose pagesat përmes shërbimeve si Western Union, Ria dhe MoneyGram. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit