Të akuzuarit për zjarrin në “Pulse” ndihen të pafajshëm

Të gjithë të akuzuarit për zjarrin në diskoteken “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe u lënduan mbi 200 të tjerë, kanë deklaruar se nuk ndihen fajtorë për veprat për të cilat akuzohen.

Në seancën e sotme në gjykatën e Idrizovës, disa prej tyre shprehën keqardhje dhe deklaruan se e kuptonin akuzën, por megjithatë nuk e pranuan fajësinë për “krime të rënda kundër sigurisë publike”.

Gjykimi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, me praninë e të pandehurve, të afërmve të viktimave, prokurorisë, mbrojtjes, gazetarëve dhe publikut.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit