1.8 C
Skopje
Tuesday, December 2, 2025

Normalizohet qarkullimi hekurudhor pas ndërprerjes së bojkotit në HM Transport

Shkup, 2 dhjetor –Qarkullimi hekurudhor nga nata e kaluar është plotësisht i normalizuar, pasi Sindikata e makinistëve e ndërpreu bojkotin pas bisedimeve të mbrëmshme me udhëheqësinë e HM Transport dhe përfaqësues nga Ministria e Transportit.

Nga Sindikata thonë se një pjesë e kërkesave të tyre janë pranuar dhe, që të mos shkaktohen shpenzime shtesë, puna është vazhduar. Qarkullimi u rivendos në orën 01:30, ndërsa treni i parë u nis për në Kumanovë në orën 04:57.

Bojkoti, i cili filloi dje në ora 13:30, çoi në ndalimin e pesë linjave të udhëtarëve – dy drejt Manastirit dhe nga një drejt Kumanovës, Gjevgjelisë dhe Velesit. Qarkullimi i mallrave nuk pati ngecje të mëdha, përveç vonesave për shkak të aktiviteteve në hekurudhë.

Sindikatë më 2 tetor ka dorëzuar 15 kërkesa, ndër të cilat pagesa e orëve jashtë orarit të punës, pagë bonus për mbi 150 orë jashtë orarit, rritja e koeficientit për shkak të kostos së jetesës dhe 10% shtesë për thirrje urgjente. Nga Sindikata paralajmëruan se dialogu me udhëheqësinë do të vazhdojë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit