10.8 C
Skopje
Monday, December 1, 2025

Feti Abazi: Profesoresha Jetmire Ahmeti do të jetë drejtor i SHFK Liria në Zherovjan

Kryetari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi përmes një postimi në profilin e tij na ndare lajmin se profesoresha Jetmire Abazi do të jetë drejtor i shkollës follore komunale “Liria” në Zhervojan, shkruan Top24

Fati Abazi

I urojmë punë të mbarë drejtoreshës Jetmire Ameti, e cila sot ka filluar punën në rolin e ri si drejtoreshë në shkollën fillore “Liria” në Zherovjan.

Jetmirja ka mbaruar shkollën fillore në vendlindjen e saj, në fshatin Zherovjan, kurse shkollën e mesme në Tetovë. Studimet i ka vazhduar në fakultetin filologjik në Universitetin Shtetëror të Tetovës për gjuhë angleze.
Jetmirja vjen prej një familje mësuesish dhe duke vazhduar traditën ajo ka qenë e angazhuar si mësuese prej 27 vitesh në shkollën ku tani më është edhe drejtoreshë. Ajo është spikatur si në drejtimin e saj, ashtu edhe në shumë aktivitete tjera që lidhen me shkollën dhe mësimdhënien.

Ne presim që drejtoresha e re të angazhohet maksimalisht në ngritjen e përgjithshme të procesit edukativo-arsimor dhe të reflektojë mbi planet e zhvillimit të arsimit në komunë.

Urime dhe shumë suksese!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit