Shkup, 27 nëntor – Çmimet e pasurive të patundshme në Shkup vazhdojnë të rriten, dhe të dhënat e fundit nga Kadastra zbulojnë një rekord të ri në treg. Komuna Qendër mbetet vendi më i shtrenjtë, me një çmim të regjistruar që tejkalon pragun prej 3,000 eurosh për metër katror, transmeton zhurnal.mk.
Drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Ivan Zhivkovski, në një paraqitje të ftuar në emisionin “Business21” të TV21 zbuloi se çmimi më i lartë i tregtuar i pasurive të patundshme në Shkup në tremujorin e tretë arriti në 3,070 euro për metër katror, dhe atë në Komunën Qendër.
Siç shpjegoi ai, kjo është një blerje dhe shitje e një apartamenti në një ndërtesë të re, direkt nga një investitor.





