Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë sot seancën e 71-të me një pikë të vetme të rendit të ditës: pyetjet e deputetëve.
Zakonisht, seanca të tilla plenare mbahen çdo të enjte të fundit të muajit.
Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, pyetjet drejtuar Kryeministrit dhe ministrave bëhen së pari nga deputetët e opozitës.
Sipas Rregullores së re të Punës, që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, një seancë për pyetje parlamentare nga deputetët e opozitës mbahet një herë në muaj dhe zgjat dy orë.





